July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dardanët të pafuqishëm përballë Anglisë

1 min read

Kombëtarja e Kosovës U17 e ka zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të turneut kualifikues të Grupit 9 për Evropianin “Qipro 2024”, që po zhvillohen në Zagreb. Pas humbjes nga Kroacia (0:4), të përzgjedhurit e Arbnor Morinës janë përballur me favoritin e grupit, Anglinë. Dardanët nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë anglezëve, duke pësuar humbje të thellë, me shifrat 0:5. Serinë e golave e hapi Jesse Derry, i cili realizoi dy herë në minutat 16’ dhe 24’. Edhe pjesa e dytë nisi keq për Dardanët, të cilët qysh në minutën e 46-të pësuan golin e tretë. Realizator ishte Callum Olusesi. I njëjti futbollist realizoi edhe në minutën e 63-të, teksa shifrat përfundimtare i vendosi Luca Fletcher, në minutën e 73-të. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij grupi Kosova e zhvillon më 9 nëntor kundër Ishujve Faroe, ekip i cili në dy ndeshjet e para po ashtu ka pësuar humbje të thella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *