July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Prishtina merr pikë me Llapin, ndonëse luajti me një lojtar më pak për një pjesë

1 min read

Jalen Blesa ka shënuar gol në minutën e 77-të për t’ia siguruar një pikë të vështirë Prishtinës. Të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Prishtina barazoi 2:2 me Llapin. Ishte kjo kryendeshja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.Prishtina prej minutës së 47-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi Muhamed Useini. Arbitri dha kartonin e kuq pas rishikimit të situatës në VAR, pas një ndërhyrje të pakujdesshme të Useinit në Muhamet Hysenin.Epërsinë e një lojtari në fushë e shfrytëzoi Llapi. Për 1:1 shënoi pikërisht Hyseni në minutën e 54-t. Ai shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit të Prishtinës. Për 2:1, Muhamet Hyseni shënoi në minutën e 67-të. Llapi realizoi aksion të bukur, ndërsa mbrojtja e Prishtinës sërish dështoi.Por Blesa doli në skenë pas asistimit të Amar Demollit dhe realizoi për 2:2. Demolli dërgoi topin në rrjetë më pas, por goli nuk u pranua për lojë me dorë të Blesas.Blesa kishte konkretizuar penallti në minutën e 28-të për epërsinë 1:0 të Prishtinës.Llapi mbetet i treti me 22 pikë, sa i ka edhe Drita në vendin e dytë. Prishtina është e pesta me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *