Përfundon pjesa e parë e duelit Liria – Llapi

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Llapit dhe Lirisë.
Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0.
Llapi kishte raste shënimi me Namanin dhe Veliun, teksa Liria me Bunjakun dhe Gavazaj.
Kujtojmë se Liria realizoi gol me Tijueza, por që goli i tij u anulua, shkaku i pozicionit jashtë loje.
Në minutën e 24’të, Llapi mbeti me 10 lojtarë, pasi Besar Musolli u ndëshkua direkt me të kuq.