June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Duka feston ditëlindjen, Ademi e uron

Sot feston ditëlindjen e 61-të presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili tashmë mban edhe pozitën e zv/Presidentit të UEFA-s. Në këtë ditë të veçantë për Dukën nuk ka munguar urimi i të parit të futbollit kosovar, Agim Ademi.

Postimi i plotë i Ademit në Insagram:

Miku im Armand Duka kam kënaqësinë që në këtë ditë të veçantë të ditëlindjes tuaj të të përcjell urimet më të sinqerta, duke të dëshiruar suksese të vazhdueshme.

Përkushtimi yt ndaj zhvillimit të futbollit në Shqipëri është një burim frymëzimi, derisa zgjedhja jote në pozitën e zv/Presidentit të UEFA-s është një fitore për të gjithë ne.

Në këtë ditë të veçantë, të uroj shëndet, lumturi dhe suksese të mëtejshme në të gjitha projektet e tua.

Gëzuar, miku im Armand!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *