FFK ankohet në UEFA për sjelljen e tifozëve serbë në Ligën e Kampionëve

Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League.

“Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s. Kemi kërkuar nga UEFA reagimin e menjëhershëm të Komitetit Disiplinor.

Futbolli nuk toleron urrejtj”, ka shkruar FFK në Facebook, teksa e ka publikuar reagimin e plotë drejtuar UEFA-s në gjuhën angleze.

Reagimi i plotë:
Me keqardhje të thellë Federata e Futbollit e Kosovës ka nevojë të reagojë për ndeshjen e djeshme ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Young Boys, për shkak të sjelljes shumë të papërshtatshme të tifozëve të Crvena Zvezdës.
Përkatësisht, fansat e lartpërmendur të njohur edhe si “Delije” kanë shpalosur emrat e terroristëve të vrarë në sulmin e fundit terrorist në veri të Kosovës, si dhe kanë bërë thirrje gjatë ndeshjes “vrit shqiptarët, që ata të mos ekzistojnë”, si dhe “Kosova është Serbi”.
Së fundmi, gjatë incidentit në Banjskë në veri të Kosovës, terroristët serbë kanë vrarë një polic kosovar gjatë kryerjes së detyrës. Për më tepër, ata kanë fshehur artileri dhe municione brenda Manastirit të Banjskës, të cilat dëshmojnë qartë për qëllimin dhe ekzekutimin e një sulmi terrorist. Federata e Futbollit të Kosovës tashmë është e detyruar të reagojë dhe të dënojë sjelljen e “Delijeve” të cilët gjatë ndeshjes sportive glorifikuan terroristët dhe bën thirrje për vrasje të shqiptarëve. Përveç joetike, një sjellje e tillë dëshmon më tej për orientim nacionalist dhe fashist, në kundërshtim me të gjitha normat e mbrojtura nga UEFA, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Kodin e Etikës.
Federata e Futbollit të Kosovës kërkon nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s që të marrë masa të menjëhershme ndaj klubit.
Federata jonë mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të sportit tonë të çmuar përmes ruajtjes së etikës, moralit dhe shpirtit të ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *