Portugalia luan tenis me Zvicrën

Portugalia e jashtezakonshme! E frikshme, fantastike, e mbushur me talente kudo… Gjashte gola ndaj Zvicres, tenis total ne Katar. Ndeshje e jashtezakonshme e dominuar nga fillimi ne fund per ekipin portugez edhe pa Cristiano Ronaldon, qe pas 31ndeshjesh radhazi titullar e nis nga stoli. Ne vend te tij Goncalo Ramos, qe do te shkruaje historine sonte qwe prej vitit 1958..

21-vjeçari i Portugalisë, Gonçalo Ramos është bërë lojtari i dytë më i ri që shënon një hat-trick në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës FIFA pas legjendës Pelé në 1958… Do te marin pjese n feste edhe Pepe, gjithashtu rekord, por edhe Guerrero dhe Rafal Leao me gol fantastik.

Pjesa e pare – Bast i fituar direkt nga trajneri Santos te Portugalia! Portugalia kalon ne avantazh pas vetem 16 minutash loje dhe e ben me lojtarin e zgjedhur nga trajneri ne vend te Criastiano Ronaldos, Goncalo Ramos. Pikerisht sulmuesi i ri i talentuar qe ka shenuar golin e pare ne nje Boteror…

GOLI I RAMOS – VIDEO

Zvicra i eshte afruar barazimit me Xherdan Shaqirin qe ka provuar nga distanca. Por, megjithate, nje gol i humbur eshte nje i pesuar sipas ligjit te futbollit dhe eshte Pepe, tashme 39 vjec, ai qe gjen golin e dyte me koke… Ne feste mer pjese edhe Ronaldo i ngritur nga stoli. Pepe u be futbollisti me i vjeter qe shenon gol ne nje Kupe Bote me 39 vjec e 283 dite…

GOLI I PEPE – VIDEO

FESTA E RONALDOS – VIDEO

Pjesa e dyte ka nisur si e para dhe muzika nuk ndryshon. Pikerisht ai, Goncalo Ramos, si ne pjesen e pare, ka gjetur serish golin personal, i dyti me Portugaline ne debutimin e tij ne kete Boteror te pare ne karriere. Asist i bukur. Dhe te imagjinosh qe Ramos ka tashme 2 gola ne eliminatoret e nje Boterori, ndersa Ronaldo ne thuajse shume 20 vite karriere ka 0…

GOLI I RAMOS 2 – VIDEO

GOLI I GUERRERO – VIDEO

Me pas, Guerrero ka shenuar golin e katert. Nje shtypje totale e Portugalise ndaj Zvicres qe nuk po kupton se cfare behet. Megjithate, Akanji ka arritur te shkurtoje shifrat ne 4-1 duke shenuar golin e pare per helvetet..

GOLI I AKANJI – VIDEO

Stadiumi kerkon aktivizimin e Cristiano Ronaldos dhe bertet emrin e tij. Dikush nxjerr nje mesazh “eja te Al-Nasr” ne Arabi, por ne fushe eshte Goncalo Ramos qe po jeton nje enderr duke shenuar edhe golin e peste per Portugaline dhe te tretin personal…

STADIUMI THERRET RONALDO – VIDEO

GOLI I RAMOS 3 – VIDEO

Ne fund do te shenoje edhe Rafal Leao, nje gol i jashtezakonshem, per te mbyllur keshtu nje mbremje magjike. Zvicra largohet e turperuar, por nuk mund te bente dot me shume se sa kaq ndaj kesaj Portugalie…

GOLI I LEAO – VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *