April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Rumania

Përfaqësuesja e Rumanisë do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Primoz Glihas vjen në këtë ndeshje pas barazimit të madh në shtëpi ndaj Zvicrës dhe synon rezultatet pozitive, për të mbajtur sado pak shpresë për kualifikim.

Në anën tjetër, vendasit vijnë gjithashtu nga një barazim në shtëpi ndaj Izraelit dhe do të mundohet me çdo kusht t’i kthehen fitoreve për të qenë më afër  kualifikimit.

Pas këtyre ndeshjeve, përfaqësueset do t’i kthehen futbollit kualifikues pas një muaji, me Kosovës që luan në udhëtim te Andorra dhe Rumania si mysafire e Bjellorusisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *