Haalandi i pandalshëm, City “shkel” Fulhamin

Erling Haaland ka realizuar tre gola në fitoren e thellë që kampioni i Premier Leagues, Manchester City shënoi të shtunën ndaj Fulhamit në xhiron e katërt.
Julian Alvarez dhe Nathan Ake shënuan dy golat tjerë për kampionin evropian. Te Fulhami golin e vetëm e shënoi Tim Ream.
Për Cityn ishte fitorja e katërt në po aq ndeshje. “Qytetarët” janë të vetmit me pikë maksimale.
Fulhami ngel në katër pikë.