Duka me telegram ngushëllimi për kreun e FFK-së për vdekjen e talentit të ri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një telegrami i ka shprehur ngushëllime presidentit të FFK-së, Agim Ademi për ndarjen nga jeta të futbollistit 17-vjeçar të Trepçës ’89, Erion Kajtazi.
Duka nëpërmjet këtij telegrami në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Duka në këtë telegram ka thënë se në këtë moment i qëndron pranë presidentit të FFK-së dhe ka shprehur angazhimin e tij për të punuar bashkërisht me Ademin për krijimin e strukturave të forta të kontrollit dhe kujdesit shëndetësor të futbollistëve, në mënyrë që tragjedi si kjo të mos ndodhin në të ardhmen në fushën e gjelbër.
