July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Inzaghi: Djemtë ishin perfektë, Lukaku blerje e madhe e Romës

2 min read

Simone Inzaghi po shijon fillimin e shkëlqyer të sezonit të Interit. Skuadra zikaltër ka marrë pikë të plota në dy ndeshjet e para të Serisë A:

“Djemtë ishin shumë të mirë, e interpretuan mirë që në minutën e pare ndeshjen. Duhej një qasje e shkëlqyer, ndaj një ekipi shumë të motivuar, që luante për herë të parë para tifozëve të tij pas rikthimit në Serinë A. Djemtë ishin perfektë”.

E pashmangshme një shaka për Romelu Lukakun, i cili pritet të rikthehet në Itali për të nënshkruar me Romën:

“Ata po bëjnë një nënshkrim të shkëlqyer, rikthimi i tij është i mirë për futbollin italian. Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam dhe me familjen e Interit. Lautaro? Ai është rritur shumë në dy vitet e mia tek Interi, është gjithnjë e më i përgjegjshëm dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me mënyrën tonë të interpretimit të futbollit.”

Fjalë “mjaltë” edhe për afrimin e verës, Thuram:

“Ka ardhur 40 ditë më parë dhe ka punuar shumë seriozisht që në fillim. U përshtat shpejt, e kupton mirë lojën. Do të më pëlqente po të kishte shënuar, do ta kishte merituar për punën që ka bërë. Anesorët? Ata janë shumë të rëndësishëm në futbollin modern, edhe nëse varet nga sistemi që përshtatet çdo trajner. Për ne janë thelbësorë edhe gjysmanësorët, që në situata të caktuara bëhen gjysmësulmues, mesfushorë sulmues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *