Amatorizëm i skajshëm: Shtyhet për 24 orë ndeshja Sigal Prishtina – Rahoveci

Ndeshja e basketbollit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit e paraparë të zhvillohet sot në orën 19:00 në Pallatin e Sportit në Prishtinë ka dështuar. Edhe pas rreth 50 minutash pritjeje të lojtarëve në parket dhe tifozëve në tribunat e palestrës, klubi nikoqir nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen e policisë së Kosovës në këtë takim. Në fund, pa ndonjë lajmërim nga folësi zyrtar në palestër, tifozët janë larguar të zhgënjyer me faktin që humbën kohën dhe mundësinë për të parë një ndeshje basketbolli. Gjithsesi, ky është një tjetër amatorizëm i llojit të vet në sportin kosovar, ku ka papërgjegjësi totale si nga organizatorët ashtu edhe nga ata që do të duhej të ishin në shërbim për të kryer rendin dhe sigurinë në ngjarje sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *