Yigit i kënaqur me luftën e skuadrës

Liria mori pikë të madhe në Klinë, duke luajtur pa gola me Dukagjinin.

Dhe trajneri i skuadrës prizrenase, turku Nedim Yigit ka vlerësuar luftën e lojtarëve të tij në fushë.

“Jam shumë i kënaqur me luftën e djemve në fushë. Përballë kemi pasur tri ekipet që kanë luajtur në Evropë dhe e nisën garën më të përgatitur se ne. Por edhe ne po punojmë që të arrijmë nivelin e këtyre kundërshtarëve. Jam i lumtur që lojtarët nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund”, ka thënë Yigit.

Liria kishte raste, por nuk konkretizoi.

“Ne po krijojmë raste për gol dhe kjo është e rëndësishme. Edhe golat besoj se do të vijnë. Nëse nuk shënojmë atëherë është përgjegjësi e gjithë ekipit, njëjtë siç është kur skuadra pranon gol”, ka shtuar Yigit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *