July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dallku: Dukagjini është në ngërç psikologjik

1 min read

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku thotë se futbollistët e tij janë në ngërç psikologjik. Ai ka theksuar se futbollistët e tij kanë krijuar shumë raste shënimi në ndeshjen ndaj Lirisë. “Janë pesë raste ku 99 % është gol dhe 1 % jo. Ne kemi thënë edhe më herët që si staf kemi për obligim t’i drejtojmë lojtarët të arrijnë në 16 metërshin e kundërshtarit dhe aty vjen pastaj në shprehje aspekti individual. Duhet ta kalojmë këtë ngërç psikologjik do të them më tepër. Edhe në ndeshjet e kaluara kemi pasur nga 2-3 raste shënimi, por nuk kemi realizuar. Jemi në rënie psikologjike. Edhe në ndeshjen ndaj Lirisë nuk u ndalëm asnjë minutë duke krijuar edhe raste, por në fund na mungoi goli. Kam bindjen që do të vij edhe goli”, ka thënë Dallku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *