Llapi fiton me përmbysje, Dukagjini baras me Lirinë në shtëpi

Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, skuadra e Llapit ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit ndaj skuadrës së Fushë Kosovës, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 3-të në Albi Mall Superligë. Fushë Kosova kaloi në epërsi pas gjysmë ore loje, me goli e kapitenit Arben Krasniqi. Por, skuadra e Llapit nuk u dorëzua dhe bëri një përmbysje të mrekullueshme në pjesën e dytë. Ilir Blakçori barazoi shifrat me një gol të shkëlqyer në minutën e 49-të, duke i dhënë Llapit shpresë për të fituar. Dhe kjo shpresë u bë realitet në minutën e 76-të, kur Muhamet Hyseni shënoi golin e fitores për Llapin.
Ndërkaq, Dukagjini dhe Liria kanë ndarë pikët në një ndeshje pa gola të zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste për të shënuar, ato nuk arritën të konkretizonin ndonjë gol.