Milani bindës ndaj Torinos, Roma humb nga Verona

Milani ishte bindës në “San Siro” dhe mposhti Torinon me shifrat 4:1, në kuadër të javës së dytë në Serie A. Olivier Giroud shënoi dy herë dhe atë në të dyja rastet nga penalltia, Christian Pulisic hapi serinë e golave, derisa shënoi edhe Theo Hernandez.
Golin e vetëm për Torinon e shënoi Schurs. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda u paraqit në radhët e Torinos si titullar.
Roma humbi në vizitë ndaj Veronës me rezultat 2:1. Duda dhe Ngonge sollën dy gola epërsi për Veronën pas pjesës së parë dhe romanët zvogëluan me anë të Hussen Auar.