July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

FC Prishtina 01 kualifikohet tutje në Championsin e futsallit

1 min read

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 është kualifikuar në ‘Main Round’ të Ligës së Kampionëve, pasi në turneun paraeliminator që u zhvillua në Poloni, ka arritur t’i mbyllë garat si lidere e grupit. Pas fitoresve ndaj skuadrës islandeze, Ísbjörninn (11:1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5:1), skuadra kryeqytetase ka barazuar 1:1, në ndeshjen e fundit të grupit ndaj skuadrës polake që ishte edhe nikoqire e turneut, KSC Lubawa. Të parët në epërsi kaluan polakët me golin e Kacper Sendlewskit, në minutën e 8-të, por baraspeshën në rezultat e riktheu Drilon Maxharraj, në minutën e 15-të. Më pas u zhvillua lojë e fortë dhe me rivalitet të skajshëm nga të dyja ekipet, por kampioni ynë arriti ta menaxhojë lojën dhe rezultatin i cili ia siguroi pozitën e parë në Grupin D dhe kualifikimin tutje. Ndeshjet në “Main Round” do të zhvillohen nga 24 deri më 29 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *