July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

 Prishtina mposht pa vështirësi Malishevën

1 min read

Prishtina ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Albi Mall Superligës.

Pas barazimit të rastësishëm ndaj Gjilanit, kryeqytetasit i janë kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur Malishevën në Kampin Nacional në Hajvali.

Ekipi i Debatik Currit e kreu thuajse gjithë punën në pjesën e parë duke e dominuar kundërshtarin dhe duke shënuar dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të me anë të Leutrim Kryezit, i cili shënoi nga penalltia për 1-0, ndërsa Drilon Islami (37’) dërgoi epërsinë në 2-0.

Në pjesën e dytë, vendasit përsëri e nisen më mirë duke shënuar edhe një gol dhe pasi u duk se siguruan fitoren, lëshuan paksa terren dhe pranuan një gol.

Ishte Hasan Hyseni (62’), i cili çoi epërsinë e vendasve në 3-0, ndërsa Mathueiu (69’) ngushtoi epërsinë në 3-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas kësaj fitore, Prishtina bëhet liderë me 7 pikë, ndërsa Malisheva zë vendin e dytë me 6 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit luajnë në udhëtim te Llapi, ndërsa malishevasit e presin Feronikelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *