Salah drejt Arabisë? Flet Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka komentuar zërat që e lidhin Mohamed Salah me kalimin tek Al Ittihad në Arabi.
Trajneri gjerman ka hedhur poshtë mundësinë që ylli egjiptian të braktisë skuadrën në verë.
“Nuk ka asgjë për të folur nga këndvështrimi ynë. Ne nuk kemi një ofertë. Mo Salah është një lojtar i Liverpool, thelbësor për atë që bëjmë. Nuk ka asgjë, dhe nëse do të kishte diçka, atëherë përgjigja do të ishte jo” ka thënë Klopp.
Mësohet se Al Ittihad ka ofruar 100 milionë euro për Salah ndërsa lojtarit i është ofruar pagë prej 100 mijë eurosh në ditë.