July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në

1 min read

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe vazhdon të jetë protagonisti i madh i afatit kalimtar veror dhe mendohet se kështu do të jetë edhe për shumë kohë.

Kjo pasi, sot Sky Sports hodhi bombën, duke shkruar se Mbappe është në negociata me PSG-në për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2024.

Sipas këtij mediumi, në tavolinë janë dy opsione. E para është nënshkrimi i një viti më shumë, deri në vitin 2025 dhe i dyti është nënshkrimi i një kontrate të re dhe me kushte të reja.

Në këtë mënyrë Mbappe nuk do të largohet falas nga PSG vitin e ardhshëm, diçka që klubi francez kërkon ta shmangë me çdo kusht.

Ndërkohë, te Real Madridi mbeten të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh dhe nga brenda e kanë ditur prej shumë kohësh se përjashtohej mundësia e rinovimit të lojtarit.


Nga ana tjetër, Bild shkruante se Los Blancos do të paraqesin një ofertë për Mbappen në fund të kësaj jave, në ditët e fundit të afatit kalimtar. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *