July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Prishtina vetëm barazim kundër Gjilanit të riorganizuar në momentet e fundit

1 min read

photo by: @Shpend Ahmeti

Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen në udhëtim kundër Gjilanit që përbëhej kryesisht me juniorë. Dueli i luajtur në stadiumin e qytetit të Gjilanit me bar sitentik, ka barazuar me rezultatin 0:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së parë, ndërsa Prishtina ka tubuar katër pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Për Gjilanin, ekip që u riorganizua në momentet e fundit, kjo ishte ndeshja e parë dhe pika e parë në edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilanit iu shty dueli i xhiros së parë ndaj Fushë Kosovës, pasi e kërkoi një gjë të tillë për çështje organizative dhe financiare. Futbollistët e Prishtinës dominuan ndeshjen dhe regjistruan disa raste shënimi por nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin. Në fakt, Gjilani arriti të shënoj gol në këtë takim, por që iu anulua për pozitë jashtë-loje. Në minutën e 73-të, Erzen Hyseni shënoi nga afërsia dhe goli fillimisht u pranua, por që pas tetë minutave u anulua nga sistemi VAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *