February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Reali gati tentativën e fundit për Kylian Mbappe

Ka mbetur më shumë se një javë për mbylljen e merkatos verore dhe rrjedhimisht fundin (ose jo) të telenovelës “Kylian Mbappe”.

Kur gjithçka tregonte se “ylli” i PSG-së do të vazhdonte të paktën edhe një sezon te kampionët francezë, gazeta gjermane “Sport Bild” zbulon një skenar të ri: Mbappe do të transferohet brenda kësaj merkatoje te Reali i Madridit.

Kjo është është strategjia që po ndjek Reali, që përfshin nisjen e sulmit në mbyllje të merkatos.

“Los Blancos” mësohet se do të ofrojnë rreth 120 milionë euro, duke rritur presionin te parizienët, që sigurisht nuk do të duan ta humbin pas një viti me parametër zero.

Sport Bild shpjegon se Reali ka interes ta marrë që tani Mbappe-n, pasi në vitin 2024 situata mund të ndryshojë brenda klubit “merengues”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *