February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Malisheva shënon fitore të vështirë në Klinë

Malisheva e drejtuar nga trajneri Senad Alirifa, ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në nisje të kampionatit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva të shtunën fitoi në udhëtim te Dukagjini me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në përballjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë për skuadrën e Malishevës, e shënoi Arlind Veliu. Mbrojtësi i krahut shënoi me të filluar pjesa e dytë.

Në këtë ballafaqim nuk munguan rastet. Malishevës iu anulua një gol në pjesën e parë, ndërsa të dyja skuadrat e qëlluan nga një herë transversalen. Dukagjini e pati edhe një shtyllë pas gjuajtjes së brazilianit Marclei Santos.

Në javën e dytë të Superligës së Kosovës, Dukagjini luan në udhëtim te Llapi, ndërsa Malisheva e pret Fushë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *