July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Prishtina fiton pa telashe ndaj Feronikelit ’74

1 min read

FC Prishtina ka shënuar fitore pa telashe ndaj skuadrës së Feronikelit ’74. Prishtina të shtunën në xhiron e parë të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll fitoi me rezultatin 3:1. Ndeshja u zhvillua në “Kampin Nacional” në Hajvali, për t’u ruajtur terreni në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Skuadra nga Drenasi nga minuta e 28-të mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi me të kuq u përjashtua Behar Maliqi.

Ai bëri ndërhyrje të ashpër në Drilon Islamin dhe gjyqtari Visar Kastrati, e përjashtoi nga loja direkt me të kuq. Prishtina e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe kaloi në epërsi me golin që qendërmbrojtësi Egzon Sinani e shënoi me kokë në minutën 34-t. Hasan Hyseni më pas në minutën e 61-të realizoi me gjuajtje të saktë për 2:0.

Tetë minuta më vonë (69’) realizoi edhe sulmuesi tjetër, Jalen Blesa. Blesa realizoi me kokë nga afërsia. Feronikeli ’74 arriti që ta realizojë një gol, por pa arritur ta përmbysë rezultatin. Fiton Hajdari në minutën e 86-të realizoi pas tentimit të dytë. Në xhiron e dytë, Prishtina luan në udhëtim te Gjilani, kurse Feronikeli ’74 sërish në udhëtim, luan te kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *