July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Jashanica: Vlerësojmë në maksimum çdo kundërshtar, nuk futemi në ndeshje si favorit

1 min read

Ballkani do të luajë kundër Lincoln Red Impsit të Gjibraltarit, të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

Në konferencë për media së bashku me trajneri Ilir Daja ishte edhe mbrojtësi me përvojë Bajram Jashanica, i cili dha vlerësimet e tij për ndeshjen.

Jashanica ka thënë se janë sado pak favoritë, por do t’i qasen ndeshjes me seriozitetin e plotë.

“Duke e ditur që çfarë grupi kemi, normalisht e kemi në mendje atë që jemi sado-kudo pak favorit. Kjo nuk do të thotë që të futemi me atë ndjenjë që ne do të jemi shumë më të mirë sesa kundërshtari. Kemi thënë gjithmonë se ne të gjithë i vlerësojmë maksimalisht, Lincolnin apo çdo skuadër tjetër që e kemi pasur”.

“Fokusohemi te ndeshja e radhës. Kemi mungesa të cilat i përmendi edhe profesori, por secili që jemi aty do ta japim 100 për qind në mënyrë që të mos vërehet mungesa e Rrahmanit apo Emërllahut”, është shprehur Jashanica.

Ballkani sezonin e shkuar luajti në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *