Ilir Daja flet për përballjen ndaj Lincoln Red Imp: Nuk jemi favoritë, gjasat janë 50/50
2 min read![](https://futbolli.info/wp-content/uploads/2023/08/365951386_759791742820373_3904509949972550655_n-1130x635-1-jpg.webp)
Ballkani do të luajë kundër Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.
Trajneri Ilir Daja ka thënë që Ballkani ka dy mungesa të mëdha dhe nuk do të jetë favoritë ndaj Lincol.
Largimi i Albion Rrahmanit ka lënë zbrazësi në sulm, ndërsa Lindon Emërllahu do të mungojë shkaku i një dëmtimi.
“Mendimi im është 50/50 sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë. Turin e dytë nuk ka luajtur si duket me problemet e shortit”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/daja-e1691605017962.png)
“Ata kanë pasur tri javë kohë dhe ne kemi pasur tri ditë kohë. Prandaj, them që nuk është favorit as Ballkani e as kundërshtari. Gjasat janë 50/50. Kështu, do të futemi në fushë, duke e respektuar maksimalisht si një kundërshtar të turit të tretë të Ligës së Konferencës”, ka thënë Daja.
Në rast të kalimit të Lincoln, kampioni i Kosovës, Ballkani do të luajë në play-offin e Ligës së Konferencës kundër humbësit të duelit mes Sheriff Tiraspolit të Moldavisë apo BATE Borisovit të Bjellorusisë.
Këto skuadra përballen në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe humbësi kalon në Ligën e Konferencës.
Në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës, Ballkani ishte në grup me Sivassporin, Clujin dhe Slavia Pragën, ku mori një fitore dhe një barazim, por përfundoi e fundit në Grupin G.