July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

UEFA delegon sërish Visar Kastratin për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Ligës së Konferencës

1 min read

Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të marrin besimin e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA.

Kësisoj njëri nga gjyqtarët më të mirë në vendin tonë, Visar Kastrati do të ndajë sërish drejtësinë në Ligën e Konferencës.

Në sfidën e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, Sepsi Sfantu Gheorghe e Rumanisë do të përballet me Aktoben e Kazakistanit.

E në këtë sfidë drejtësinë si gjyqtar kryesor do ta ndajë Visar Kastrati. Kastrati do të ketë ndihmës Besnik Morinën dhe Fatlum Berishën, derisa gjyqtari i katërt është Alban Shala.

Kastrati dy javë më parë kishte ndarë drejtësinë edhe në sfidën mes Gent dhe Zilinas pikërisht në Ligën e Konferencës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *