February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Ky nuk është ‘normal’, Leo Messi shënoi eurogol nga fauli në Amerikë

Inter Miami ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës, kompeticion në të cilin skuadrat e MLS-së dhe kampionatit meksikan luftojnë për trofeun. Heroi i Inter Miamit përsëri ishte fantastiku Lionel Messi dhe Interi kaloi tutje pas gjuajtjejeve më të mira të penalltive, pasi 90 minutat përfunduan 4:4.

Miami kaloi në epërsi me golin e bukur të Messit në minutën e gjashtë të asistuar nga Jordi Alba dhe më pas pati një përmbysje.

Quignon në të 37-ën dhe Kamungo në të 45-ën shënuan për Dallas-in dhe Velasco e bëri 3:1 në të 63-ën. Me golin e Cremaschi në minutën e 65-të, Interi shkurtoi rezultatin në 3:2 dhe dukej se Interi do të eliminohej pas autogolit të Taylor në minutën e 68-të, me të cilin Dallas shkoi në 4:2. Mirëpo, me autogolin e Farfanit në minutën e 80-të, Interi arriti në 4:3 dhe më pas u shfaq argjentinasi brilant. Në minutën e 85-të, Messi shënoi bukur nga gjuajtja e lirë për 4:4 dhe i dha mundësinë ekipit të tij për të fituar me penallti.

Ja eurogoli i tij:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *