July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Partizani-Roma, e konfirmon kryeministri Rama. Miqësore luksi më 12 gusht në “Arena Kombëtare”

1 min read

Egnatia do të luajë miqësore luksi me Interin në Ferrara, më 13 gusht. Kjo dihet tashmë prej ditësh, ndërsa sot, përmes kryeministrit Edi Rama është zbuluar edhe një miqësore tjetër e madhe për skuadrat shqiptare.

Bëhet fjalë për Partizanin, kampionin e Shqipërisë, që ka siguruar një përballje me Romën e Jose Moutrinhos më 12 gusht, në “Arena Kombëtare”. “Wow Rikthehet në Tiranë perandori i ri i Romës. Mirë se vjen Jose” – ka shkruar kreu i ekzekutivit shqiptar, duke e dhënë lajmin e madh për fansat e verdhekuqve, të Partizanit dhe të futbollit në përgjithësi.

Në fakt, Jose Mourinho dhe të tijtë do të kthehen në vendin ku triumfuan pak më shumë se një vit më parë, duke fituar educionin e parë të “Conference League”. Pikërisht në “Arena Kombëtare”, ku u mbajt finalja e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s, verdhekuqtë e Seria A mposhtën 1-0 Feynoordin dhe festuan gjatë bashkë me tifozërinë e tyre të zjarrtë, që mbushi kryeqytetuin shqiptar me atë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *