June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Kimmich konfirmon se do të qëndrojë në Bayern Munich

Joshua Kimmich nuk do të largohet nga Bayern Munich këtë verë. Futbollisti ka marrë një vendim përfundimtar dhe e këtë e ka bërë të ditur për publikun. Ai theksoi se është gati për një sezon të ri të suksesshëm me gjigantin bavarez. “Sezonin e ardhshëm do të luaj në Bayern Munich. Nuk kam plane të tjera”, tha Kimmich. Javët e fundit ka pasur shumë thashetheme rreth emrit të Joshua Kimmich. Për të u interesua Barcelona dhe më pas u përmend edhe Real Madridi. Në fund sigurisht që ka pasur interes edhe nga klubet super të pasura nga Arabia Saudite. Megjithatë, duket se Bayern Munich nuk do të ndahet me një prej lojtarëve më të mirë të viteve të fundit këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *