June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Fillon “Tournament Prishtina 2023”, Ademi fton qytetarët ta ndjekin nga afër këtë event

Sot ka filluar “Tournament Prishtina 2023”, që zhvillohet nën patronatin e FFK-së. I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi ka shkruar në rrjete sociale për këtë event, teksa ka thënë se ai është vazhdimësi e programit të.tij për futbollin spontan (futbollin e rrugës).

“Ky është edicioni i dytë i këtij turneu, që vjen pas edicionit promovues të shkëlqyeshëm para një viti.

Eventi zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet dhe do të zgjasë deri më 24 korrik.

Në këtë turne marrin pjesë 32 ekipe seniore, 16 ekipe të fëmijëve, si dhe ekipe të vajzave, institucioneve, por edhe të personave me nevoja të veçanta.

Interesimi është rritur nga viti i shkuar për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse, ndërsa shikuesit mund të ndjekin ndeshje spekakolare, pasi talentet tonë në këtë sport nuk kanë munguar asnjëherë.

Ju ftoj ta ndiqni nga afër këtë turne!”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *