9 klube marrin dritën jeshile për garat evropiane, Prishtina “ngel” në licencim

FC Prishtia nuk ka arritur t’i përmbushë kriteret e licencimit për garat evropiane për edicionin 2023/24. Ndonëse është në garë për ta siguruar një vend që dërgon në garat evropiane (ndodhet në vendin e pestë në Superligë dhe në finale të Kupës së Kosovës), klubi më i madh në vend nuk do të mund ta shijojë arenën evropiane këtë vit, e ky padyshim është një lajm tejet zhgënjyes për të gjithë tifozët e klubit bardhekaltër.
Në fakt, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së, ka njoftuar sot FFK.Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse tri janë refuzuar.
Klubet e licencuara janë:
FC Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Dukagjini
FC Llapi
FC Malisheva
FC Trepça ‘89
KFF Mitrovica
KFF EP Hajvalia
Kurse klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:
FC Prishtina
FC Ferizaj
KF Drenica