Agim Ademi nderohet në turneun e veteranëve “Futbolli na bashkon” në Tiranë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në turneun miqësor “Futbolli na bashkon” që u organizua në fushat e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë turne, janë përfshirë ekipet kombëtare të veteranëve të Shqipërisë e Kosovës dhe një ekip i veteranëve të Diasporës nga Belgjika.
Në një postim në rrjetet sociale, Agim Ademi ka falënderuar profesor Sulejman Memën dhe FSHF-në për organizimin e këtij turneu, duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm futbollistik. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe bashkëatdhetari nga Belgjika, Albert Muharremi, gjithashtu morën pjesë në këtë turne dhe u nderuan me dhurata.

