8-shi i historisë, Iniesta më 8 tetor jep lajmin e karrierës

Spanjolli Andres Iniesta ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 40-vjeçare.

Siç raporton Relevo, Iniesta ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij dhe ka ndërmend ta shpallë vendimin, më 8 tetor. Në mënyrë simbolike, njoftim do jetë në këtë datë, si numri tetë që mesfushori mbante mbi shpinë kur performonte zakonisht në fushë.

Iniesta është më i njohur për paraqitjet e tij te Barcelona në sezonet 2002-2018, me të cilën ai fitoi katër trofe të Champions League nga pesë finalet e luajtur. Ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit e ekipit të Vicente del Bosque te Spanja, që fitoi dy Kampionate Evropiane radhazi (2008, 2012) dhe Kupën e Botës 2010. Pas Barcelonës, nga 2018-2023 ai luajti për Vissel Kobe në Japoni dhe sezonin e fundit e mbylli me Emirates Club në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *