70 milionëshi në udhëkryq: mes Bayern-it dhe City del Barcelona
E ardhmja e Joao Cancelo është një mister i vërtetë. Aktualisht te Bayern Munich, portugezi duket se do të kthehet te Manchester City pas huazimit. Megjithatë, Qytetarët duket se nuk do ta mbajnë.
Me një vlerësim prej 70 milionë eurosh, duket e vështirë që ish-lojtari i Inter-it dhe Juventus-it të qëndrojë në Gjermani. Për këtë arsye kthimit në Premier League duket i sigurt.
Megjithatë, në këtë situatë mund të ndryshojë diccka me Barcelona-n që duket se po e monitoron situatën dhe dëshirë të përfitojë nga mundësia e krijuar.
Në këtë aspekt, sipas lajmit të dhënë nga e përditshmja spanjolle Sport, bluagranat duket se kanë marrë një informacion të sigurt se portugezi nuk do të qëndrojë në Bavari dhe për këtë arsye është vënë në lëvizje për ta huazuar.
Nga ana e tij, Cancelo ka dëshirë të blihet përfundimisht, por negociatat mund të bëhen më serioze në javët e ardhshme me një marrëveshje mes palëve që nuk duket e pamundur.
