Ademi në ‘gjah’ të talenteve, takon edhe Demir Xhemalijan

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar një tjetër futbollist të spikatur, i cili aktualisht është pjesë e ekipeve zingjir të Zvicrës. Bëhet fjalë për Demir Xhemalija, për të cilin shpresojmë që të bindet nga Ademi dha ta veshë fanellën dardane në të ardhmen.
Postimi i Agim Ademit:
Me talentin 19-vjeçar nga Kosova, Demir Xhemalija, lojtar i FC Basel dhe kapiten i Kombëtares së Zvicrës U-19. I urova suksese tutje në karrierë.
Demiri është një futbollist fantastik dhe një djalë i mrekullueshëm nga një familje shumë e mirë.