Ademi me mesazh për futbollistët e rinj të Kombëtares: Jeni e ardhmja jonë!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në prag të ndeshjes Rumani – Kosovë ka postuar një fotografi nga Bukureshti me futbollistët e Kombëtares si Visar Bekaj, Ermal Krasniqi, Altin Zeqiri, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani, teksa ka thënë se ata shumë shpejt do të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!
Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht!
Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!