Latest blog posts

Written by our founders and volunteers, keeping you up to date!

Juventusi fiton ndaj Udinesez, presion zonës Champions

Juventusi nuk shkëlqen, por merr tre pikë me shumë vlera kundër Udinese me rezultatin e pastër 2-0. Bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Atalanta që luan nesër me Interin dhe ka edhe një ndeshje tjetër më pak. Takimi i sotëm u zhbllokua shpejt dhe ishte Paulo Dybala ai që e çoi topin në rrjetë pas 19 minutash lojës. 45 minutat e para nuk regjistruan raste serioze në portat respektive, kurse në të dytën Juventusi ishte më...

PSG bën detyrën ndaj Brest

PSG është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe me tre pikët e marra ruan diferencën prej 11 pikësh me Nice të vendit të dytë. Kryesuesit e kampionatit sot u përballën me Brest dhe triumfuan 2-0. Kylian Mbappe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. PSG po dominonte dhe kishte disa raste shënimi. Golin e dytë e realizoi Kehrer, në të 53’. Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe PSG mori...

Kosova i mbyll me humbje eliminatoret, nuk avancon tutje

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i ka mbyllur me humbje eliminatoret për Botërorin 2023. Kosova të shtunën mbrëma u mposht nga Belgjika me shifrat 33:29. Ndeshja u luajt në Hasselt, pa praninë e shikuesve. Kosova e mbyll fazën e parë kualifikuese në pozitën e fundit (4) me tri pikë. Ka humbur për një gol dy ndeshjet me Greqinë, ndërsa me dy gola e humbi ndeshjen e parë me Turqinë. Ndaj Turqisë e shënoi fitoren e vetme, të mërkurën, kurse me...

Vdes ish-futbollisti i Ballkanit, Ademi ngushëllon familjen

Ka ndërruar sot jetë ish-futbollisti i KF Ballkanit, Dervish Shala, i cili vlerësohej si një ndër futbollistët më të mirë të Suharekës dhe me gjerë. E për vdekjen e tij telegram ngushëllimi familjes Shala i ka dërguar edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.Telegrami i presidentit të FFK-sëE nderuara familje Shala, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe ish-futbollistit të njohur Dervish Shala, andaj më lejoni që emër të KE të FFK-së dhe tërë...

E konfirmon Tare: Kemi marrë një ofertë nga Rusia për Muriqin

Vedat Muriqi duket se e ka gjetur skuadrën e tij të re. Ka qenë vetë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, që ka pranuar se ka ardhur një ofertë zyrtare për sulmuesin kosovar. “Kemi marrë një ofertë nga Rusia për Muriqin, por nuk mund t’iu jap detaje të tjera”, ka deklaruar drejtuesi i bardhekaltërve për mikrofonat e “Sport24”. CSKA Moscow i ka ofruar Lazios 2.5 milion euro për një huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje. 8 milion...