Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORSC Gjilani viziton inspektorin Bilall Dauti

SC Gjilani viziton inspektorin Bilall Dauti

ilall Dauti është njëri ndër inspektorët më të vjetër në Komunën e Gjilanit, njëherit ndër më të rrespektuarit nga gjithë qytetarët e komunës dhe jo vetëm.

Dauti prej kohësh po përballet me një sëmundje të rëndë, teksa ka pranuar vizita të shumta gjatë ditëve të fundit.

Ndër vizitorët e shumtë që e vizituan nga afër ishin edhe përfaqësuesit e Sport Club “Gjilani”, klubit të zemrës të inspektor Dautit.

Menaxheri i klubit, Drilon Sylejmani, së bashku me trajnerin Alban Hyseni dhe kapitenin Gerhard Progni, ishin për ta vizituar Dautin në shtëpinë e tij pas hospitalizimit.

Me këtë rast ata dhuruan një fanellë të personalizuar, për t’i ofruar ngrohtësinë dhe mbështetjen e klubit të cilin ai e ndjeki nga vitet e 90-ta.

Bialli dhe gjithë familja Dauti falenderuan SC Gjilanin për vizitën dhe premtuan besnikëri edhe përkrahje për ‘kuqebardhët’ në vazhdimësi.

Kjo nuk është hera e parë që “Skifterët” gëzojnë dhe surprizojnë tifozët e tyre./GAZETA ENIGMA/

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments