Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARRudiger: Benzema sulmuesi më i mirë

Rudiger: Benzema sulmuesi më i mirë

Antonio Rudiger e ka cilësuar Karim Benzeman si sulmuesin më të mirë.

Benzema po kalon në një formë fenomenale këtë sezon me Real Madridin.

Shumë lojtarë dhe ish-lojtarë kanë dhënë komentet e tyre në lidhje me performancën që francezi po kalon, në mesin e tyre edhe Rudiger.

Në një intervistë për ‘DAZN’ ai tha se aktualisht Benzema është sulmuesi më i mirë.

“Që kur Cristiano Ronaldo është larguar, ju e shihni vlerën e tij të vërtetë. Për mua ai është aktualisht sulmuesi më i mirë”, tha Rudiger.

Qendërmbrojtësi i Chelseat është i lidhur me një transferim drejt Real Madridit në fund të sezonit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments