Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARDikush e goditi Allegrin e pastaj nisi sherri: Imazhet tregojnë se çfarë...

Dikush e goditi Allegrin e pastaj nisi sherri: Imazhet tregojnë se çfarë ndodhi në episodin më të nxehtë të finales

Episodi që ndezi zemërimin e Massimiliano Allegrit dhe që e çoi atë në një reagim që u sanksionua me karton të kuq, pasuar nga një ditë skualifikimi dhe gjobë, është një nga momentet më të kontestuara të finales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit.

Trajneri bardhezi ishte i bindur se kishte marrë një goditje nga një anëtar i pankinës së zikaltërve. Tani është shfaqur një video që sqaron dinamikën e historisë, duke ulur efektivisht përgjegjësitë e stafit të Interit.

Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shohim bashkëpunëtorin e Inzaghit, Mario Cecchi, i cili duke u kthyer në pankinën e tij, kryqëzohet me Allegrin dhe e përplas lehtë. Trajneri i Juventusit mendon se gjesti i anëtarit të stafit zikaltër, në dukej i rastësishëm, është bërë posaçërisht për ta goditur atë. Ndërsa Cecchi kthehet për të kërkuar falje, Allegri nuk lë fjalë pa i thënë. Në atë moment, bashkëpunëtori i Inzaghit i thotë diçka, duke shkaktuar tërbimin e trajnerit të Juventusit, i cili vendos të përballet me të, duke shkuar në zonën teknike të zikaltërve.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments