Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDOR“Legjendat” me 15 autobusë drejt Prishtinës për ndeshjen finale të Kupës

“Legjendat” me 15 autobusë drejt Prishtinës për ndeshjen finale të Kupës

Skuadra e Llapit për të dytin vit rresh do të luajë në finale të Kupës së Kosovës, derisa tashmë entuziazmi është rritur shumë, shkruan Demokracia.com.

Edicionin e kaluar skuadar e Tahir Batatinës triumfoi në finale përballë Dukagjinit pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa këtë herë ndeshet me Dritën.

Sfida zhvillohet me 26 maj, derisa tifozët e Llapit qysh tash kanë nisur mobilizimit.

Përmes një njoftimi në Facebook, “Legjendat” kanë paralajmëruar plot 15 autobusë me tifozë drejt stadiumit “Fadil Vokrri”.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

THIRRJE PER MOBILIZIM,

Kryesia e Legjendave, njofton qytetaret e Podujeves(Llapit e Gollakut) se ne finalen kunder FC Drites, do te udhetojm me 15 autobus drejt Prishtines ne “Fadil Vokrri” per finalen e kupes se Kosoves, e ta ruajm epitetin e kampionit.

Ftohen t’gjitha gjeneratat, krejt qyteti, krejt rinia e pleqnia e Llapit, ftohen edhe Llapjant qe jetojn e veprojn ne vende tjera..

Eshte ndeshje jetike per Europe, e i gjithe suksesi i ketije viti varet nga kjo ndeshje.

(Ndeshja zhvillohet me daten 26.05 dite e ejte)

Per detajet e udhetimit njoftoheni me kohe.

NUK KA MBET, KURGJO TJETER

Njofto shoqnin, njoftoni familjart e krejt Llapjant n’Prishtin, bashk me KF Llapin e Legjendat.

LEGJENDAT.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments