Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARKlopp: Fabinho do të luajë në finalen e Championsit

Klopp: Fabinho do të luajë në finalen e Championsit

Trajneri Juergen Klopp ka konfirmuar se mesfushori Fabinho do të jetë në gjendje të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. Kjo finale luhet më 28 maj në Paris.

Trajneri gjerman ka bërë të ditur se mesfushori brazilian do të mungojë për dy javë.

“Ai patjetër do të jetë në finalen e Championsit. Me lëndimi e Fabinhos, sigurisht që do të jenë mundësitë për mesfushorët e tjerë që i kemi në skuadër.

Fabinho do ta humbë ndeshjen finale të FA Cup ndaj Chelsat, por do të jetë i gatshëm për atë ndaj Real Madridit”, deklaroi Klopp.

Fabinho pësoi lëndim muskulor në ndeshjen e fundit në Premier League ndaj Aston Villas.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments