Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDOR“Forca” udhëtojnë me 25 autobusë në Klinë për ndeshjen e barazhit, atmosfera...

“Forca” udhëtojnë me 25 autobusë në Klinë për ndeshjen e barazhit, atmosfera pritet të jetë elektrizuese

Vushtrria dhe Liria do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit mes dy ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupin A dhe B të Ligës së Parë.Përballja e barazhit do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës, të shtunën me 21 maj.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë me vendin e 8’të të Superligës për një vend në Superligë për edicionin 2022/23.

Përgatitjet nga tifozeritë kanë filluar tashmë – pasi për dy skuadrat kjo ndeshje vlen shumë.

‘GazetaBlic Sport’ raporton’ se tifo-grupi “Forca” nga Vushtrria do të ketë një organizim masiv për këtë ballafaqim.

Rreth 25 autobusë do të udhëtojnë nga Vushtrria në Klinë për të përkrahur ekipin e zemrës në këtë duel.

“Forca” ka mbajtur edhe mbledhje disa ditë më parë – ku është diskutuar mobizilimi i madh i qytetit para kësaj sfide. Vlen të theksohet se kjo tifozeri në të kaluarën ka pasur disa udhëtime që edhe sot kujtohen.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments