Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARFinalja e Kupës së Italisë, Juventus – Inter, formacionet zyrtare

Finalja e Kupës së Italisë, Juventus – Inter, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Inter sonte takohen në finale të Kupës së Italisë.

Ndeshja finale zhvillohet në “Olimpico” me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Manuel Locatelli, Danilo dhe Luca Pellegrini janë sërish në dispozicion pas rikuperimit nga lëndimi, por Mattia De Sciglio është i pezulluar tek skuadra e Juves.

Interi ka thuajse një skuadër të plotë në dispozicion, përveç Matias Vecino i cili u lëndua në stërvitje, ndërsa Alessandro Bastoni ka nevojë për një test fitnesi, pasi ka disa javë që ka munguar.

Juventusi është skuadra më e suksesshme në historinë e Kupës së Italisë duke e fituar trofeun 14 herë. Pesë prej tyre kanë ardhur në shtatë vitet e fundit.

Në anën tjetër, Interi është skuadra e tretë më e suksesshme në historinë e Kupës së Italisë me shtatë fitore. Por, ata nuk e kanë fituar trofeun që nga viti 2011.

Këto janë formacionet zyrtare të këtij takimi:

Juventus: Perin, Danilo, DeLigt, Chiellini, AlexSandro, Zakaria, Rabiot, Cuadrado, Dybala, Bernardeschi, Vlahovic.

Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments