Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORAdemi e Infantino, sërish bashkë

Ademi e Infantino, sërish bashkë

Në çdo event të UEFA-s e FIFA-s po thuajse është e pamundur që i pari i FIFA-s, Gianni Infantino të mos jetë në shoqëri të kreut të FFK-së, Agim Ademi. Edhe në Vjenë ku janë mbledhur krerët e federatave evropiane për Kongresin e UEFA-s, presidenti i FFK-së ka qëndruar me presidentin e FIFA-s.

“Kënaqësi dhe privilegj të kesh raporte të ngushta e miqësore me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. E falënderova për mbështetjen dhe vëmendjen që i jep futbollit të Kosovës, teksa në prag të 6-vjetorit të anëtarësimit në FIFA edhe një herë ia shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar për kontributin e tij në procesin e anëtarësimit”, ka shkruar Ademi në Facebook.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments