Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORLlapi i dhuron Krasniqit topin e lojës pas het-trikut

Llapi i dhuron Krasniqit topin e lojës pas het-trikut

Blerim Krasniqi ka bërë njërën ndër paraqitjet më të mira që kur u transferua te Gjilani në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi nga Shqipëria ka realizuar het-trik në ndeshjen kampionale ndaj Llapit në fitoren e ‘kuqebardhëve’ në “Zahir Pajaziti” me rezultat 2-4.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta “Enigma”, klubi i Llapit i ka dhuruar atij topin zyrtar të ndeshjes, ashtu siç bëjnë klubet më të mëdha evropiane.

Kjo është ndër herat e rralla që klubet nikoqire dhurojnë topat e ndeshjes për futbollistët që realizojnë het-trik brenda ndeshjes.

Kujtojmë që një javë më parë edhe Gerhard Progni i Gjilanit kishte realizuar het-trik në ndeshjen ndaj Ulpianës në “Sami Kelmendi” (0-4), por topin e ndeshjes nuk e kishte marrë.

Për atë ishte përkujdesur vetë klubi i Gjilanit, i cili kishte dhuruar topin Prognit me firmën e gjithë futbollistëve.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments