Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDrenica paditet nga ish lojtari, ia kanë borxh rreth 9.600 euro

Drenica paditet nga ish lojtari, ia kanë borxh rreth 9.600 euro

Drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Sporti Total”, ku theksoi se obligimet e pagave të lojtarëve, kryesia e re e Drenicës i ka paguar të gjitha.

Dajaku ka zbuluar se ka pasur katër ose pesë rroga të papaguara obligim ndaj futbollistëve por tani gjithçka është në rregull, shkruan Gazeta Olle.

“Drenica në periudhën e fundit nga tetori i vitit të kaluar deri në dhjetor ku u ndryshua gjithçka, ka pasur katër ose pesë rroga të pa marrura lojtarët. Kryesia që ka ardhë ka trashëguar borxhin dhe ka marrë përsipër ta paguajë atë, dhe tani që po flasim jemi në një situatë zero-zero”, ka thënë ndër të tjera Dajaku.

Megjithatë, klubi i Drenicës ka probleme të mëdha me ish-futbollistët të cilët kanë hapur rastet ndaj klubit edhe në FIFA, për shkak të obligimeve që kanë ndaj tyre. Dajaku në emision potencoi se ky rast i hapur ekziston me së paku shtatë ish-futbollistë.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se kuqezinjtë kanë pasur një afat prej 45-ditësh për të paguar borxhin ndaj ish-futbollistit të tyre, Erlis Frasheri, por që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Frasheri ishte mbi një vit pjesë e klubit nga Skenderaj, por që gjatë qëndrimit të tij ai nuk ishte paguar për plot shtatë muaj, dhe paratë nuk i kishte marrë asnjëherë.

‘Olle’ ka kontaktuar me futbollistin shqiptar, i cili është shprehur i indinjuar me situatën e krijuar, pasi që edhe pas afatit të caktuar nga FIFA, ende nuk ka marrë përgjigje nga klubi.

“Në total FIFA ka vendosur që klubi i Drenicës ka obligim ngaj meje 9.654.32 euro, dhe ka pasur afat 45 ditë për të shlyer obligimin, duke filluar nga data 20 prill. Unë kam tentuar që së paku gjysmën e borxhit t’ia fal klubit, përmes marrëveshjes – por as kjo nuk më është mundësuar. Tani nuk do t’ia fal asnjë cent”, ka thënë Frasheri.

Nuk dihet nëse situata e njëjtë është edhe me ish-futbollistët e tjerë të Drenicës, megjithatë ky është një fakt shumë shqetësues për klubin, por shumë rëndë edhe për futbollistët të cilët si profesionistë në Kosovë shumë herë përballen me situata të tilla.

Kujtojmë se mbrojtësi i Skenderbeut të Korçës kishte bërë karrierë në Kosovë, ku ishte edhe pjesë e Gjilanit para se të transferohej te Drenica, por problemin e njëjtë nuk e kishte me gjilanasit, madje Frasheri disa herë ka thënë se Gjilani është klub shumë profesional.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments