Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORArmend Thaqi tregom rrugëtimin e Ballkanit drejt titullit kampion

Armend Thaqi tregom rrugëtimin e Ballkanit drejt titullit kampion

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi është njëri prej futbollistëve më të mirë në vitet e fundit në futbollin kosovar.

Thaqi iu kishte afruar titullit të kampionit me skuadrat si Prishtina dhe Ballkani disa herë, por vetëm në këtë sezon 2021/2022 ia ka arritur qëllimit që ta merr epitetin kampion i Kosovës në futbollin kosovar.

Ballkani ka siguruar titullin e kampionit në këtë sezon të cilin do ta festojmë më 22 mars në Suharekë në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit.

Njëri prej protagonistëve kryesor te skuadra suharekase ishte Armend Thaqi i cili i ka bërë paraqitje fantastike në këtë sezon duke i shënuar katër gola dhe gjashtë asistime në 30 ndeshje.

Futbollisti i Ballkanit dhe Kombëtares së Kosovës në një intervistë për Gazetën Enigma ka folur për sezonin e tij me skuadrën suharekase dhe synimet e tyre në Ligën e Kampionëve.

Thaqi thotë se vet fjala kampion thotë shumë për të dhe skuadrën e Ballkanit. Ai thotë se kanë lën pas një sezon të vështirë, por vazhdimësia e tyre i ka bërë që ta rrëmbëjnë titullin e kampionit.

“Ma në fund vjen trofeu i kampiont, vet fjala kampion tregon shumëçka për mua. Ky është trofeu ekipor më i rëndësishëm për neve. Një sezon shumë i vështirë me kundërshtar shumë të fortë, mirëpo vazhdimësia e jonë si ekip ka bërë që ta bëjmë diferencën dhe t’i shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarëve”, thotë Armend Thaqi për Gazetën Enigma.

Synimi i Ballkanit është që të bëjnë paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve dhe ta bëjnë krenarë të gjithë Kosovën.

“Shpresojmë në një përgatitje maksimale deri në ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, Synimi ynë është që të bëjmë paraqitje shumë të mira, sepse atje përfaqësojmë gjithë futbollin e Kosovës”, thotë ish-futbollisti i Prishtinës.

Ish-futbollisti i Prishtinës thotë se gjatë sezonit kanë pasur momente të mira dhe të këqija, mirëpo kur e fiton titullin të gjitha harrohen sipas Thaqit.

“Momente ka shumë interesante gjatë këtij, mirëpo edhe jo të mira, por të gjitha harrohen mbas titullit kampion”, thotë Armend Thaqi.

29-vjeçari shpreson që tifozët e Ballkanit ta shijojnë këtë titull të cilin e kanë kërkuar shumë e të merituar sipas Armend Thaqit.

“Shpresojmë që t’i kemi gëzu adhuruesit e Ballkanit me trofeun e fituar që shumë e kanë kërkuar dhe e kanë deshtë, ndërsa adhuruesit e futbollit në Kosovë shpresojmë që t’i bëjmë me u ndi krenar me ndeshjet në Europë, sepse atje jemi për të gjithë e prezantojmë Kosovën”, përfundon Armend Thaqi.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments