Thursday, May 26, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARMilani kërkon me çdo kusht transferimin e Marco Asensios

Milani kërkon me çdo kusht transferimin e Marco Asensios

AC Milan shpreson të joshë Marco Asension, për një transferim të mundshëm në “San Siro”.

Calciomercato raporton se skuadra e Serie A është në bisedime për një lëvizje gjatë verës, por se Madridi po kërkon ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës dhe kanë ngritur ofertën e tyre së fundmi.

Ndërsa Asensio kërkon një pagë prej rreth 7 milionë euro, Milani mund të shkojë deri në 5 milionë euro me bonuse, por besojnë se kanë ende një shans për ta marrë atë.

Një triumf i mundshëm në Serie A dhe shitja e klubit tek investitorët e rinj, do të mund të ndikonte që Asensio të pranonte ofertën e Milanit.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments