Policia e Kosovës vazhdon me sukseset e saj edhe në përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Kësaj here, suksesi vjen në fushën e sportit, atje ku policët tanë kanë triumfuar në një turne në futsal, që është mbajtur në Itali.
Në këtë turne kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete. Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar. Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor.
